Shkencëtarët ngrenë alarmin: “Armët” që kontrollojnë mendjen po bëhen realitet

Shkencëtarët ngrenë alarmin: “Armët” që kontrollojnë mendjen po bëhen realitet

Armët për kontrollin e mendjes mund të tingëllojnë si pjesë e filmave fantastiko-shkencorë, por ekspertët paralajmërojnë se ato po afrohen me shpejtësi drejt realitetit. Dy studiues të Universitetit të Bradfordit, Dr. Michael Crowley dhe profesori Malcolm Dando, në librin e tyre të ri theksojnë se avancimet e fundit në neuroshkencë duhet të shërbejnë si alarm për botën. Sipas profesor Dandos, e njëjta njohuri që përdoret për trajtimin e çrregullimeve neurologjike mund të përdoret edhe për të ndikuar perceptimin, kujtesën apo sjelljen e individëve. Ai paralajmëron se po hyjmë në një epokë të re, ku truri i njeriut mund të shndërrohet në fushëbetejë. SHBA, Kina, Rusia dhe Britania kanë studiuar armë të tilla që nga vitet ’50. Një prej shembujve më të njohur është substanca amerikane...