Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll
24 Nëntor 2025 11:44 Telesport Pas polemikave të dy javëve të fundit, të krijuara nga humbja në Bolonja, skuadra e Napoli iu rikthye fitores, duke mundur në stadiumin “Maradona” një ekip të vështirë si Atalanta me rezultatin 3-1. Duket se skuadra reagoi mirë pas akuzave të trajnerit Antonio Conte, duke e dominuar ndeshjen: “Urime Antonio Conte që e mori ekipin përsëri nën kontroll. Urime lojtarëve që ndoqën udhëzimet e tij.” Kështu e komplimentoi presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, trajnerin dhe ekipin pas fitores rikthyese të Azzurrëve kundër Atalantës. Suksesi erdhi pas zhgënjimit të humbjes në Bolonjë dhe shpërthimit të trajnerit të Azzurrëve.