Skandali i Qukës-Qafë Pllocë/ 2T e Sakove dhe Rawafed përlanë 75 mln usd për vetëm 9 km rrugë, që u shemb një muaj pas inaugurimit

Skandali i Qukës-Qafë Pllocë/ 2T e Sakove dhe Rawafed përlanë 75 mln usd për vetëm 9 km rrugë, që u shemb një muaj pas inaugurimit

Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri. Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga vëllai i krebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako. Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës. Loti 3 i rruges Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet...