Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, ndalohet trafikanti që kamufloi arsenalin në pajisje peshkimi
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se pasditen e djeshme ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore. Pavarësisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë zbuloi se kishte eksplozivë të ndarë në thaës, të fshehur në bagazhin e furhgonit dhe i kishte kamufluar me paisje peshkimi. Në bazë të informacioneve paraprake eksplozivi ishte nisur nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës. Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka...