Super Viareggio Cup, finalja mes Vllaznisë dhe Genoas

Super Viareggio Cup, finalja mes Vllaznisë dhe Genoas

23 Nëntor 2025 17:52 Telesport Të enjten, më 4 dhjetor 2025, në orën 15:00, në stadiumin “Torquato Bresciani” të Viareggio-s në Itali, do të zhvillohet edicioni i parë i Super Viareggio Cup. Në këtë finale historike përballen skuadra fituese e Viareggio Cup U18 dhe fituesja e Eagle CUP, turne ndërkombëtar për të rinj, i frymëzuar nga i famshmi “Coppa Carnevale” dhe i cili, që nga viti 2025, zhvillohet çdo vit në Shqipëri nën kujdesin e Fondacionit Albitsol, në bashkëpunim me FSHF dhe Universitetin e Sportit. Për superkupën e parë do të përballen të rinjtë e Genoa-s, fitues të finales së marsit 2025 të Viareggio Cup ndaj Fiorentinës, dhe të rinjtë e Vllaznisë, triumfues ndaj Veronës në finalen e edicionit të parë të Eagle CUP. Ky...