Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Panoramimi’ i zonës/ Bora zbardh aksin Librazhd–Fushë Studën, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar (VIDEO)
Bora e parë e dimrit zbardhi gjatë natës aksin rrugor Librazhd–Fushë Studën, duke rikthyer panoramën e plotë dimërore në zonën e Librazhdit dhe Qarkut të Elbasanit. Kujtojmë se në zona të tjera reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë më të kujdesshëm në rrugë.