Humbi toruan pas humbjes ndaj Newcastle, zbulohet pse Guardiola u përplas me kameramanin

Humbi toruan pas humbjes ndaj Newcastle, zbulohet pse Guardiola u përplas me kameramanin

23 Nëntor 2025 12:01 Alfred Lleshi Pep Guardiola u pa dukshëm i irrituar me një kameraman gjatë humbjes së Manchester City ndaj Newcastle, pasi ai po filmonte diskutimin e trajnerit me Bruno Guimaraes dhe Joelinton. Në pamjet që u bënë “virale”, Guardiola i heq operatorit kufjet ndërsa ky po bënte punën e tij, për t’i thënë diçka në vesh. Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku City u mund 2-1 dhe mbeti 4 pikë larg kryesuesit, Arsenalit. Nëse “gunners” fitojnë të dielën kundër Tottenham, avantazhi i tyre mund të shkojë në 7 pikë. Ndeshja pati disa vendime të diskutueshme, që nuk i pëlqyen Guardiolës, përfshirë faullin e mundshëm ndaj Gianluigi Donnarumma në golin e 2-1, që as arbitri dhe as VAR-i nuk e sinjalizuan. Guardiola...