Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
La Liga/ Rikthim perfekt në “Camp Nou”, Barça “poker” ndaj Bilbao-s
Barcelona inauguron me spektakël “Camp Nou”-n e rinovuar, duke mposhtur Athletic Bilbaon 4-0 në një pasdite të paharrueshme për tifozët blaugrana. Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, katalanasit shfaqën një futboll dominues që nga minuta e parë. Vetëm pas katër minutash, Robert Lewandowski përfiton nga një gabim i mbrojtjes baske dhe hap serinë e golave, duke ndezur festën në stadiumin e sapopërditësuar. Përpara pushimit, Barcelona godet sërish në kundërsulm me Ferran Torres, i cili dyfishon rezultatin pas një manovre të shpejtë dhe një ndërhyrjeje jo të saktë të portierit të Bilbaos. Në pjesën e dytë, vendasit vazhdojnë të diktojnë ritmin. Fermin López shënon golin e tretë me një finalizim të saktë pas një kombinimi elegant me Garcia. Pak minuta më vonë, situata bëhet edhe më...