Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Verstappen triumfon në Las Vegas dhe shpreson ende, Norris i dyti dhe i afrohet titullit, zhgënjen Piastri
Max Verstappen me Red Bull fitoi mëngjesin e së dielës garën Cmimit të Madh të Las Vegas në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase amerikane. Një garë e dominuar nga 4 herë kampioni i botës, që mori kryesimin që pas kthesës së parë dhe e ruajti atë deri në fund (suksesi nr.69 në karrierë). Piloti holandez përfitoi nga një start jo i mirë i Lando Norris me McLaren, që e mbylli garën në vendin e dytë. Gjithsesi, britaniku i McLaren vazhdon të komandojë renditjen provizore të pilotëve (30 pikë më shumë se Piastri). Në podium u ngjit edhe britaniku George Russell me Mercedes (i treti), në një garë të mirë. Në vendin e katërt u rendit australiani Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren dhe pas...