Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rikthimi në shtëpi i sjell fat, Barcelona gjen veten në avantazh pas 4 minutash lojë (video)
22 Nëntor 2025 16:34 Telesport Pas një periudhe shumë të gjatë, ku Barcelona i luajti ndeshjet në shtëpi në stadiumin olimpik të Katalonjës dhe në atë të ekipit të dytë, stadiumi “Johan Cruyff”, i cili ka një kapacitet prej 600 vendesh, sot ekipi katalans është rikthyer në mitikun “Camp Nou”, në sfidën ndaj Athletic Bilbao. Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës. Në rast fitoreje sot, Barcelona merr kryesimin me 31 pikë, po aq sa Real Madridi, i cili luan nesër ndaj Elche....