Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gati edicioni i dytë i “UEFA B Fitness Coach”, hapen aplikimet. Ja kriteret
Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, një program i rëndësishëm formimi për përgatitësit fizikë, që janë pjesë thelbësore e stafit teknik në futbollin modern. Kursi do të nisë në shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri në shtator 2026, duke përfshirë një fazë teorike dhe një fazë praktike. Pjesa e parë do të zhvillohet në auditor, ndërsa pjesa praktike do të realizohet në klube. Në përfundim të kursit, kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi përfundimtar. Ky edicion do të drejtohet nga Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit të Performancës në FSHF, me mbështetjen e Departamentit të Edukimit. Në këtë edicion, edhe kursantët e mëparshëm do të kenë mundësinë të konvertojnë licencën e tyre nga “National” në “UEFA B Fitness Coach”, sipas standardeve të...