Polonia “përçmon” Shqipërinë/ Legjenda Boniek: Kuqezinjtë, ekip që i mundim lehtë në shtëpi

Polonia “përçmon” Shqipërinë/ Legjenda Boniek: Kuqezinjtë, ekip që i mundim lehtë në shtëpi

Në futboll thuhet se më e rëndësishmja nga të gjitha është ndeshja e radhës. Po ashtu, që rivali më i parë, është më i rrezikshmi.  Këtë duket se e ka harruar një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbignjev Bonjek.  Bonjek, që mund të krahasohet vetëm me një Lato në kombëtaren e “shqiponjave të bardha”, e që ka qenë zv. President I UEFA-s dhe ish-president I Federatës Polake të Futbollit, duket se është I lumtur që shorti i plej ofit të Kupës së Botës e ka vendosur ekipin e tij kombëtar përballë Shqipërisë.  Në një intervistë për televizonin polak, “polsatsport”, ai deklaron me nënvleftësim se “Shqipëria është një rival që e mundim lehtë në shtëpinë tonë”, dhe shton se “nëse nuk mundim Shqipërinë, si mund të pretendojnë që të shkojmë...