Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dëmtimi ndryshon skenarët, Man.City-Rodri, “ngrinë” negociatat për rinovim
Man.City ka humbur jo pak nga shkëlqimi dhe statusi i fituar ndër vite, një pjesë e opinionit, përfshiri këtu edhe vetë trajnerin Guardiola, e lidhën dështimin e një sezoni më parë me mungesën e Rodrit. “Topi i Artë” këputi ligamentet e gjurit dhe që nga ai dëmtim Rodri i dikurshëm nuk është kthyer më, për këtë arsye drejtuesit e Man.City po hezitojnë për t’i ofruar mesfushorit një kontratë të re. Rodi-Man.City kanë një kontratë të vlefshme deri në 2027, por negociatat kanë “ngrirë”. Përpara dëmtimit, “qytetarët” ishin gati të “vishnin me ar” Rodrin, por tani Daily Mail shkruan se situata është përmbysur. Përpara se t’i ofrojnë një kontratë të re, fillimisht drejtuesit e klubit kërkojnë garanci për gjendjen fizike të Rodrit. Duke parë situatën mes...