Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor
Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendrore janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore. Ai sjell në vëmendje raste të shumta kur ndryshimet në xhiron e raportuar nga bizneset në organet tatimore nuk janë reflektuar në llogaritjen e taksave vendore apo raste regjistrimesh të reja. “Mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të...