Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës në lagunën e Vainit
Në lagunën e Vainit vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës, e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullonjës. Strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, ekipet teknike dhe forcat e ushtrisë janë në terren me mjete të rënda dhe kamionë të ngarkuar me gurë e inerte, me synimin për të frenuar depërtimin e ujit drejt zonave të banuara. Ndërhyrja po zhvillohet mes vështirësish të mëdha pasi rruga që të çon te argjinatura kalon brenda territorit të mbrojtur të kënetës. Kjo e bën lëvizjen e mjeteve të ngadaltë dhe të rrezikshme, duke vështirësuar ritmin e punimeve. Pavarësisht kushteve të vështira, terreni nuk është lënë...