Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, FSHF u përfaqësua nga Presidenti Armand Duka dhe trajneri i kombëtares, Sylvinho. Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë dhe në rast suksesi, në finale do të luajë ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë – Suedi. Presidenti Duka foli për fshf.org dhe komentoi shortin. “Polonia? E para, jam shumë i lumtur që jemi në short për play-off të Kupës së Botës. Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë. Janë të gjithë ekipe të forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit. Gjithsesi është shumë e fortë, me një nga yjet e futbollit europian....