LUBIA IKU/ Berisha për pezullimin e Ballukut: Ma thanë, por nuk e besova! Edi Rama donte të shpëtonte prej saj

LUBIA IKU/ Berisha për pezullimin e Ballukut: Ma thanë, por nuk e besova! Edi Rama donte të shpëtonte prej saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për pezullimin nga detyrat publike të Belinda Ballukut me urdhër të GJKKO-së. Sipas Berishës, është Rama ai i cili dërgoi Belindën në përballje me drejtësinë. “Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej...