Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yamal si Messi? Trajneri i Argjentinës: Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet…
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit, ku Albiceleste fitoi 4-1 dhe siguroi matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Një nga pyetjet e gazetarëve ishte mbi krahasimin mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit, temë që ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit. Scaloni fillimisht lavdëroi kombëtaren spanjolle: “Spanja është aktualisht një nga kombëtaret më të mira në botë, me një stil loje shumë të qartë. Nuk e di nëse do të arrijë në finale të Ligës së Kombeve, kjo nuk më shqetëson shumë, por mendoj se Luis de la Fuente po bën një punë të shkëlqyer. Kjo më bën shumë të lumtur. Ju e dini...