Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Po i kërkohet dorëheqja”/ Belinda Balluku prej dy orësh në Kryeministri, flet gazetari: Ka debate të forta…
Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe bllokimin e pasaportës nga GJKKO, ndërsa ajo është marrë e pandehur prej javësh nga SPAK. Toska u ndal te vizita e sotme e Ballukut në Kryeministri, ku ajo ndodhet prej dy orësh dhe besohet se po zhvillon një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Sipas tij ka një debat të fortë mes Ramës dhe Ballukut, pasi kryeministri i kërkon asaj dorëheqjen ose shkarkimin, ndërsa ajo e refuzon këtë gjë. Almer Toska: Ka një debat shumë të fortë mes Ramës dhe Ballukut. Rama i kërko nshkarkimin dhe dorëheqjen dhe ajo nuk e pranon. Duhet vlerësuar puna korrekte e prokurorit të çështjes dhe drejtësisë në këtë rast....