Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Përmet, nën hetim për shpërdorim detyre inspektori i IMT
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. I., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se rreth 1 vit më parë, kur ka qenë inspektor i IMT-së, ka shpërdoruar detyrën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.