Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Këshilltarja bashkiake Blediana Osja Nika, jep dorëheqjen nga mandati i Këshillit Bashkiak Shkodër…
Blediana Osja Nika, ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i këshilltares në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Bëhet me dije se tashmë ajo ka depozituar edhe kërkesën zyrtare. Deri në këto momente, nuk ka një arsye publike për dorëheqjen e papritur. Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak duhet të njihet me dorëheqjen e saj dhe të shpallë vakancën, duke njoftuar KQZ për të bërë zëvendësimin me emrin pasues të listës së këshilltarëve të PS- së për bashkinë Shkodër për zgjedhjet vendore të 2023. Përveç këshilltares, Blediana Osja Nika, është edhe drejtore e gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin r Shkodrës. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim...