Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

20 Nëntor 2025 10:26 Alfred Lleshi Java e fundit te Barcelona ka qenë e trazuar. Fillimisht u shfaq Lionel Messi në “Camp Nou”, çka ndezi shpresat e katalanasve për një rikthim, ndonëse asnjë drejtues nuk ishte në dijeni të hyrjes së tij në stadium. Më pas klubi zyrtarizoi datën e rikthimit për të luajtur në shtëpi, vijuan daljet e kandidaturave të para për zgjedhjet presidenciale. Kandidati Víctor Font kritikoi ashpër Laportën dhe tha se gjëja e parë që do të bënte, nëse fiton, do të përfshinte Messin. Ai reagoi ndaj deklaratës së Laportës për ngritjen e një statuje për Messin: “Ta nderosh me një shtatore është shumë pak. Duhet ta përqafojmë Messin dhe t’i japim rolin që ai dëshiron te Barça”. Font nuk përjashtoi as...