Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Kërkesa që shokoi Levandovskin, Barcelona i kërkoi të mos shënonte më gola,
Një autor polak ka publikuar së fundmi një biografi të Robert Levandovskit. Në libër është zbuluar një histori e pazakontë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub të madh si Barcelona. Në sezonin 2022/23, kur katalanasit kishin siguruar titullin kampion, drejtuesit e klubit i komunikuan sulmuesit polak një kërkesë befasuese. Levandovskit iu kërkua të mos shënonte më gola. Arsyeja ishte klauzola në kontratën me Bajernin e Mynihut. Lojtari polak fillimisht u ndje i shokuar, por më tej vendosi të ndiqte udhëzimet e klubit. Levandovski e përfundoi sezonin me 23 gola, duke i kursyer Barcelonës 2.5 milionë euro./Sport Ekspres/