Nga falja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin../ Ja si do të funksionojë paketa e paqes fiskale?

Nga falja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin../ Ja si do të funksionojë paketa e paqes fiskale?

Dy projektligjet e ‘paqes fiskale’, që po debatohen më së shumti në seancën plenare, parashikojnë përveç fshirjes së borxheve më të vjetra se 10 vjet, lehtësohen detyrimet më të reja, si dhe do të negociohet fitimi mes biznesit dhe tatimeve.  Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”,  ku përfitues do të jenë të gjitha bizneset e mëdha, që nuk përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, nuk kanë detyrime të papaguara dhe nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.  SI DO TË FUNKSIONOJË ‘TATIMI I DAKORDËSUAR” i parashikuar në projektligjin e “Marrëveshjes së Paqes Fiskale”?  Të gjitha bizneseve të mëdha me fitime mbi 14 milionë lekë që plotësojnë kriteret e sipërcituara, tu jepet mundësia...