“Përmbytja e madhe”… legjenda që e gjejmë te shumë popuj

“Përmbytja e madhe”… legjenda që e gjejmë te shumë popuj

Secili vend ka legjendat e veta, por disa prej tyre janë universale – ato shfaqen e rishfaqen në kultura të cilat mund të jenë edhe mijëra kilometra larg njëra-tjetrës… Janë kaq universale, sa ndonjëherë bëhen të frikshme. Ideja e përmbytjes që fundos të gjithë botën shfaqet në pothuaj çdo kulturë të njerëzimit. Hebrenjtë dhe të krishterët e njohin si historia e Noes, por versione të tjerë është pothuaj e sigurtë që i paraprijnë Gjenezës. Epi i Gilgameshit i sumerëve të lashtë përfshin legjendën e Utnapishtimit, që ndërton një varkë, e mbush me kafshë për t’i shpëtuar një përmbytjeje, dhe pastaj ndalet në majë të një mali. Grekët kanë Deukalionin, që i mbijetoi një përmbytjeje të dërguar nga Zeusi. Të tjerë versione shfaqen në kulturat hindu,...