Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë
Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm. Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj. Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.