Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ter Stegen kthehet në dhjetor, Barcelona merr ofertë e parë zyrtare për të
19 Nëntor 2025 13:35 Alfred Lleshi Situata e Marc-André ter Stegen te Barcelona po bëhet vendimtare me afrimin e merkatos dimërore. Portieri 33-vjeçar, në rikuperim pas një operacioni në shpinë, mund të lejohet të largohet në janar, vetëm nëse vjen një ofertë bindëse. Sipas “Sport”, oferta e parë zyrtare ka ardhur nga Besiktas. Turqit ofrojnë huazim që mbulon të gjithë pagën deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje prej 8 milionë euro. Besiktas ka nevojë për një portier, pasi ka vështirësi me veteranin Mert Günok. Drejtori sportiv Eduard Graf, ish-i Borussia Dortmundit, po tenton ta bindë Ter Stegen se klubi turk është ideal për të luajtur rregullisht dhe rimarrë rolin e liderit në kombëtaren gjermane. Kontrata e portierit me katalanasit skadon më 2028, por...