Në ditën e lindjes e kujtojmë Jeronim De Radën

Në ditën e lindjes e kujtojmë Jeronim De Radën

Jeronim de Rada (19 nëntor 1814 – 28 shkurt 1903) ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar, ashtu si dhe themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Përfaqësuesi i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, u lind në vitin 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku u trajtësua botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik. Në vitin 1834, De Rada u nis drejt Napolit për të ndjekur studimet në degën e drejtësisë. I gjendur në epiqendrën e “sizmave” kulturore dhe politike të Italisë së Jugut, poeti arbëresh u njoh me lëvizjen letrare të kohës dhe rroku penën për të hedhur në letër krijimet e tij të para. Nën ndikimin e ideve të brendësuara, zuri fill vepra e...