Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bashkëpunoi me dy italianë për të vjedhur dy Audi Q7 të marra me qira, ekstradohet 38-vjeçari (Emri)
Një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me dy italianë për të vjedhur dy Audi Q7 të marra me qira, është ekstraduar nga shteti fqinj. Edvaldo Nanushi, lindur në Manzë të Durrësit, është dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e e Krujës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Blutë informojnë se Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë me iniciale M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më. Njoftimi: Interpol Tirana Bashkëpunoi me 2 shtetas italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia,...