Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale
Dosja “Metamorfoza”, një hetim që bazohet në mesazhet e dekriptuara të SKY ECC ka qenë një nga kuajt e betejës së SPAK në luftën kundër krimit të organizuar, pasi ekspozoi një lidhje të vjetër mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar në prokurori dhe në polici. Në vitin 2023, “Metamorfoza” u shfaq si një operacion i jashtëzakonshëm: goditja e parë e madhe në Shqipëri e bazuar mbi komunikimet e dekoduara të SKY ECC dhe EncroChat, një dosje që shihej edhe si meritë e drejtësis së re. Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme mbylli në heshtje atë që SPAK e kishte nisur me zhurmë, për pesë nga shtatë të pandehurit e dosjes për të cilët dënimet ishin më të ulët nga sa kishin nisur...