Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Situatë problematike në qarkun Dibër/ Bllokime rrugësh, dhe mungesë energji në disa zona
Vazhdon të jetë situatë problematike nga reshjet në Qarkun e Dibrës. Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje dhe stuhi ku ka krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, por më shumë probleme ka pasur në Shkopet, që më tepër se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit. Punonjësit e firmës kanë punuar gjatë gjithë natës për të larguar inertët dhe gurët nga rruga. Raportohen probleme edhe në rrugët rurale të Qarkut të Dibrës ku ka pasur rrëshkitje rruge, rrugë të bllokuara ka pasur dhe mungesë të energjisë elektrike në disa njësi të qarkut si Baz, Ulëz etj. Pritet të mblidhet Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës për të dalë në terren dhe për të monitoruar situatën....