Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 19 nëntor 2025…
Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje në lartësinë mbi 1500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët....