Kanosën efektivët e “Shqiponja” në Shkodër për një gjobë, dërgohen për gjykim dy vëllezërit…

Kanosën efektivët e “Shqiponja” në Shkodër për një gjobë, dërgohen për gjykim dy vëllezërit…

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal. Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe...