Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nga puna me Guardiolën, Kompany dhe tani në Serie A, rrëfehet në 360 gradë portieri i Kosovës
Arijanet Muric, portieri i Sassuolos, dha një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, ku foli për mbërritjen e tij në Emilia-Romagna: “Patëm një bisedë të mirë me Grosso. Më telefonoi dhe folëm pak. Isha shumë entuziast të vija këtu dhe të punonim bashkë në këtë projekt. Më pëlqen Italia, është një eksperiencë e re për mua të vij në Serie A, jam afër shtëpisë sime”. Pse Sassuolo?E njihja klubin, sepse shoku im i fëmijërisë, Bajrami, luante këtu dhe trajneri im te Kosova, Samuel Kane, ka qenë këtu. Më tha se do të ishte bukur të vija dhe unë iu besova. Qendrat sportive janë shumë të bukura, nuk e prisja. Më pëlqen edhe energjia e njerëzve, është diçka pozitive. Si është ndikimi i të rinjve?Si lojtarë...