Oklahoma nuk ndalet, Detroit udhëheq në Lindje, humbasin Bucks, Clippers dhe Dallas

Oklahoma nuk ndalet, Detroit udhëheq në Lindje, humbasin Bucks, Clippers dhe Dallas

Oklahoma korri sot fitoren e 14-të sezonale (ka vetëm 1 humbje), duke udhëhequr renditjen në NBA. Kampionët fituan 126-109 në fushën e New Orleans, sfidë ku Holmgren realizoi 26 pikë e Shai 23 pikë. Pas një loje spektakolare, ekipi i Chicago fitoi 130-127 ndaj Denver jashtë fushe, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Stoli i Chicago bëri diferencën, nga ku erdhën 66 pikë, ndërsa “triple double” i Nikola Jokic (36 pikë, 18 rebound, 13 asist) s’mjaftuan për Denver. Fiton në sekondat e fundit edhe Miami, që mundi 115-113 New York, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë. Cleveland mposht 118-106 Milwaukee, sfidë ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 37 pikë. Detroit mbetet skuadra më e mirë në Lindje,...