Çfarë duhet të dimë për “play-off”-in e marsit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Çfarë duhet të dimë për “play-off”-in e marsit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Adriatik BALLA Shqipëria u mund nga Anglia në ndeshjen e fundit, por kjo nuk e dëmtoi objektivin e kuqezinjve në rrugën drejt Botërorit, pasi ishte siguruar që më parë vendi i dytë që të jep një shans në muajin mars nëpërmjet “play-off”-it si vend i dytë. Në fakt, raundi i dytë i kualifikimeve është planifikuar të zhvillohet në mars 2026. Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po i afrohet fundit, megjithëse ende ka disa vende të lira. Deri tani, 32 kombëtare e kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme, i cili do të mbahet në tri vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Në vitet e kaluara, lista e plotë e pjesëmarrësve do të ishte e kompletuar. Mirëpo, kjo...