Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Matematika/ Bien shanset e Shqipërisë për vazon 2, mbetemi në 3
Humbja me Anglinë i ka komplikuar së tepërmi pozitat e kuqezinjve në “play-off”-in e ardhshëm të kualifikueseve të Botërorit, pasi disfata e së dielës na zbret në grupin e parafundit (vazo 3). Pra, e thënë ndryshe, Shqipëria jo vetëm që u mund 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të Kualifikueseve, por humbi edhe objektivin më të rëndësishëm të mbrëmjes: vazon e dytë. Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës konfirmoi matematikisht vendin e tyre në “play-off” dhe i hoqi kuqezinjve çdo skenar të mbetur për t’u ngjitur në vazo 2. Me këtë rezultat, Shqipëria bie përfundimisht në vazon e tretë, pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshjet e grupit. Në fund suksesi i Ukrainës vulosi fatin kuqezi. Shqipëria humbet kështu një mundësi të rëndësishme në renditje, e...