Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Nuk ka më ndeshje vëllazërore”, trajneri i Zvicrës ia bën të qartë Kosovës: Nuk i përshtatemi ne lojës së tyre, ata duhet të na përshtaten ne
Kosova dhe Zvicra do të përballen mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:45. Pavarësisht se prijnë grupin dhe vetëm një humbje me mbi 6 gola diferencë do t’i zbriste nga kreu, helvetët kanë si synim vetëm fitoren në “Fadil Vokrri”. Trajneri Jakin ka deklaruar në konferencë për shtyp se nuk do të ketë një ndeshje vëllazërore, teksa sipas tij ana emocionale tashmë është lënë pas. “Kosova luan me një sistem tjetër, por nuk duhet të përshtatemi shumë. Ata duhet të përshtaten me ne. Kam një stol të fortë dhe jemi në pozicion të mirë. E kemi lënë pas anën emocionale. Nesër nuk ka ndeshje vëllazërore. Do të jetë një ndeshje e përqendruar te rezultati. Të bëhemi gati, të hyjmë në fushë dhe le t’ja...