“Vendimi për të zgjedhur Kosovën, i vështirë”, rrëfimi i Hajdarit: Japim më të mirën për Botërorin

“Vendimi për të zgjedhur Kosovën, i vështirë”, rrëfimi i Hajdarit: Japim më të mirën për Botërorin

Në një intervistë për gazetën zvicerane “bluewin”, qendërmbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari u ndal te vendimi për të zgjedhur Kosovën, si dhe  foli për ndeshjen me Zvicrën. “E kuptoj reagimin e publikut. Ishte vendim i vështirë edhe për mua, e kam diskutuar me shumë kujdes me rrethin e ngushtë, miqtë dhe familjen. Pastaj, dua të jem model për futbollistët e rinj në Kosovë, të jem shembull dhe t’i dëshmoj vlerat e mia”. “Play Off- Po përgatitemi, do ta japim më të mirën dhe nuk do të jemi mysafirët më të mirë në fushë”. “Humbja 4-0? Është në të kaluarën, nuk po e mendoj. Ka rëndësi vetëm paraqitja jonë në lojën e ardhshme”.