Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Çudira afrikane! Nigeria dështoi të kualifikohej në Botëror, trajneri: Na bënë magji kundërshtarët
Nigeria ka dështuar të kualifiohet në Kupën e Botës 2026. Skuadra afrikane është mposhtur mbrëmjen e djeshme nga Kongoja. Ndeshja përfundoi në baraspeshë 1-1, por kongolezët siguruan një vend në ‘play off’ pas gjuajtjes së penalltive. Trajneri i Nigerisë u pa i nervozuar me kampin kundërshtar dhe shkak për këtë ishte… magjia. Chelle është shprehur për mediat me fjalët: “Gjatë gjuajtes së penalltive, djali nga Kongoja po bënte rite vudu. Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë. Për këtë arsye isha shumë i nervozuar me të”./Sport Ekspres/