Dyshja Asani-Daku në stol, mesazh i qartë nga Silvinjo

Dyshja Asani-Daku në stol, mesazh i qartë nga Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, insiston se ekipi aktual është i gjithi “krijim” i tij dhe ndihmësve më të afërt, Doriva dhe Zabaleta, siç e shprehu qartësisht pas ndeshjes së fundit në eliminatore ndaj Anglisë. Dhe në këtë Kombëtare, është përcaktuar edhe hierarkia e qartë e disa lojtarëve, ku bie në sy se tashmë Jasir Asani dhe Mirlind Daku nuk kanë një rol domethënës në planet e trajnerit. Në dy ndeshjet e fundit, të dy ishin të gatshëm në stol. Por si ndaj Andorrës, ashtu edhe përballë Anglisë, Asani dhe Daku nuk e panë fushën e lojës për asnjë minutë, pasi trajneri bëri zgjedhje të tjera, edhe pse kishte zëvendësime në dispozicion. Asani e nisi edicionin si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 78...