Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Elsa Skënderi: Juria e panairit librat i ka shqyrtuar e gjykuar, por gjykimin përfundimtar për to, mbetet që ta japë..
Nga Julia Vrapi Panairi i Librit në Tiranë një ngjarje e rëndësishme kulturore që dhe këtë vit vijoi mes librave, titujve të rinj në stenda apo dhe aktiviteteve të ndryshme. Midis shumë ngjarjeve letrare të panairit, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira. Juria e këtij panairi që përbëhej nga Elsa Skënderi Rakipllari (kryetare), Beti Njuma, Maniela Sota, Teuta Dhima dhe Zija Vukaj këtë vit mori në shqyrtim rreth 260 vepra të paraqitura për konkurrim. I kthyer në një traditë të përvitshme, Panairi i Librit 2025 vlerësoi autorët dhe përkthyesit që kanë spikatur për kontributet e tyre në letërsinë shqipe dhe atë të përkthyer, ku çmimi “Autori më i mirë i vitit” i shkoi shkrimtarit dhe akademikut Artan Fuga për romanin “Ndëshkimi i dytë...