Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Conor Benn fiton revanshin ndaj Eubank Jr dhe barazon serinë, boksierët përgatiten për triologjinë vitin tjetër
Shtatë muaj pasi humbjen duelin e parë ndaj Chris Eubank Jr (26 prill 2025), këtë herë Conor Benn arrin të triumfojë ndaj patriotit të tij në revanshin e zhvilluar në stadiumin e Tottenham (15 nëntor 2025). Pra, barazim 1-1 me duele mes dy boksierëve britanikë. Pas një dueli thuajse të barabartë me 12 raunde, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Benn (119-107, 118-108, 116-110), që fitoi me vendim unanim. Po me këtë rezultat pat fituar edhe Eubank Jr në përballjen e parë dhe tani për dy boksierët parashikohet një triologji. Sfida ishte e vlefshme për peshën e mesme. Një duel të tretë për të përcaktuar se kush është më i miri. Në përballjen e kësaj fundjave, Benn ishte superior në ring, duke e kontrolluar duelin...