Dërgoi para për babain pjesë të ISIS, dënohet me 4 vite burg Muhamet Manollari

Dërgoi para për babain pjesë të ISIS, dënohet me 4 vite burg Muhamet Manollari

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burg Muhamet Mehdi Manollarin, i cili akuzohet për financim të terrorizmit, pasi në vitin 2018 i dërgoi 864 euro babait të tij që ndodhej në Siri si pjesë e organizatës terroriste ISIS. Sipas vendimit të shpallur më 15 prill 2025, Manollari u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, në bazë të nenit 230/ç të Kodit Penal. Gjykimi është zhvilluar sipas rregullave të procedurës së zakonshme, ndërsa vendimi parashikon që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme dhe të nisë nga dita kur vendimi merr formë të prerë. Gjykata i ngarkoi të pandehurit shpenzimet gjyqësore e hetimore, ndërsa provat...