Shorti hidhet më 20 nëntor, ja çfarë e pret Italinë në “play off”-et e Botërorit 2026

Shorti hidhet më 20 nëntor, ja çfarë e pret Italinë në “play off”-et e Botërorit 2026

Italia do të luajë “play off”-et në mars 2026 ashtu si edhe Shqipëria me Kosovën, për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e Meksikës, Kanadasë dhe SHBA. Në këto “play off”-e marrin pjesë 16 kombëtare: të gjitha vendet e dyta të 12 grupeve të fazës kualifikuese dhe 4 skuadra më të mira fituese të grupeve të “Nations League” 2024/25. Kombëtaret ndahen në 4 drejtime (A, B, C, D), me gjysmëfinalet dhe finalet që do të luhen me tek ndeshje. Shorti i 20 nëntorit 2025 do t’i ndajë 16 kombëtaret në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s. Italia është në vazon e parë, ndërsa Shqipëria dhe Kosovan ë vazon e tretë. Në gjysmëfinalet e “play-off”-eve, kombëtaret e vazove 1 dhe 2 luajnë në shtëpi kundër rivalëve të...