Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Ik që tani nëse nuk beson te Botërori”! Ilir Alliu: Lojtarët e Shqipërisë janë më të mirë se Silvinjo, mbi kapacitetin e trajnerit…
Ilir Alliu ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar fazën kualifikuese të Botërorit dhe ka prekur një intervistë të trajnerit Silvinjo pas kualifikimit me Andorrën. “Dua të futem pak në detaje se i kam qejf. Pas ndeshjes me Andorrën, Silvinjo i kërkoi 9 milionë shqiptarëve që të bëjnë festë. Pse? Cfarë feste kërkon? Pse duhet të festojnë 9 milionë shqiptarë, cfarë kemi fituar? Pra ti po tregon se po paralajmëron shqiptarët për Play Off-in, duke i thënë se unë dhe mund të mos e kalojë Play Off-in se kaq është mundësia. Atëherë dorëzoje punën, ik, mos na bëj për budallenj. Ky është manipulim në deklaratë, është mosmirënjohje. Për mua, Shqipëria e ka 90% të suksesit...