ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e sotme përballë Anglisë në “Air Albania”, por që nuk mjaftoi, pasi “Tre Luanët” arritën të shënojnë dy herë me Harry Kane. Një humbje e cila nuk dhemb, për shkak se kuqezinjtë e kishin siguruar më herët kalimin për herë të parë në fazën Play-Off të kualifikueseve të një Kupe Bote. Megjithatë, kjo humbje ndikoi në pozicionimin e Shqipërisë, pasi nuk do të jetë në vazon 2, por në vazon 3. Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e drejtuar nga Silvinjo nuk arriti të kalojë Irlandën në renditje. Jo vetëm kaq, por edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe mori vendin e dytë në grupin kualifikues. Kujtojmë se në Play-Off të Botërorit është edhe Kosova.