Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Anglia përgatitet për në finale të Botërorit, ndërsa ne për në ‘play off’”, Silvinjo: E vështirë t’i shënosh Shqipërisë, Uzuni i jashtëzakonshëm
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Silvinjo: “Komplimenta atyrë dhe kompimenta ne, sepse kemi bërë shumë mirë. Ishin 70 minuta shumë të mira nga ne. Ata janë një skuadër që përgatiten për të shkuar në gjysmëfinale dhe finale të Botërorit. Ne përgatitemi për të shkuar në...