Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

Dy golat e sulmuesit Harry Kane në 20 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren Anglisë, që mposhti 2-0 Shqipërinë në “Air Albania”, duke e mbyllur fazën e grupeve të eliminatoreve të botërorit me pikë të plot. Tetë ndeshje, tetë fitore dhe tetë ndeshje pa pësuar gol, ndërkohë që Kane tregoi edhe një herë se është një golashënues që nuk fal. Pas ndeshjes, ai komentoi për mediat britanike fitoren, duke pranuar se “3 luanët” sot vuajtën shumë “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Na u desh të djersinim shumë që t’i mposhtnim dhe e bëmë këtë, duke përfunduar me një fitore 2-0 dhe një tjetër ndeshje ku nuk pësuam gol. Për këtë arsye, jemi vërtet të lumtur”, tha Kane. “Nëse do të shkosh larg...