344 kuti me fishekzjarre gati për shitje ndaj protestuesve, pranga 24-vjeçarit në Tiranë! Vlera arrin në 40 mijë euro

344 kuti me fishekzjarre gati për shitje ndaj protestuesve, pranga 24-vjeçarit në Tiranë! Vlera arrin në 40 mijë euro

344 kuti me fishekzjarrë janë sekuestruar në një banesë në Tiranë që shërbente si magazinë. Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi mendohet se ai do t’ua shiste ato protestuesve. Lëndët piroteknike të sekuestruara kanë një vlerë prej 40 mijë eurosh. Njoftimi i plotë: Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan...